Panairi i artizanëve në Elbasan, ekspozohet tradita e zejeve në qendër të qytetit

14 Mars 2024 | 16:58

Në organizimet e “Ditës së Verës” ne Elbasan, në tre vitet e fundit një rëndësi e veçantë i është dhwnw edhe zejeve, si pjesë e traditës së 14 marsit.

Elbasani ka një numër të konsiderueshëm zejtarësh që bëjne punime artizanale, ndersa nga viti në vit në këtë panair marrin pjesë edhe të ardhur nga Struga, dhe Kosova.

“Ne vijmë në Elbasan, çdo vit sepse dihet Elbasani është i populluar shumë për Ditën e Verës dhe kemi shitje shumë. Dhe na mirpresin shumë kanë zemrën e mirë.  Na shërbejnë shumë sepse ne me panaire merremi, dhe nga Elbasani jemi të kënaqur shumë, se ne kemi shitur ka 15 vjet dhe jemi çdo vit. Jemi të kënaqur çdo herë dhe nuk jemi zhgënjyer ansjëherë”, tha një grua.

“Na shërben sepse bëjmë ndonjë shitje. Ka edhe nga elbasanasit por edhe nga vizitorët, ka kërkesa. Si punë kushton, përshëmbull një qilim do gati një muaj ta mbarosh. Po vlerësohet, ka filluar të vlerësohet më parë sikur nuk vlerësohej, po tani kanë fillu ta vlerësojnë”, tha një tjetër zonjë.

Shtwpizat prej druri ku edhe janë ekspozuar punimet me dorë, i kanë dhwnw bulevardit “Aqif Pasha” në Elbasan një atmosferë shumë të bukur, ndërsa që në momentin e parë të hapjes stendat e artizanëve kanë tërhequr shumë vizitorë.

“Në këtë panair është hera e parë, por kështu kam 28 vjet që shes nepër pazare. Dhe e kam pas leverdinë, është punë tezjabe, punë e zorshme, po na ka ec mirë. Na sherbejnë panairet kur vijmë, por më shumë merr zona jonë zona e Dumresë e Belshit, andej nuk ka shtepi mos e ketë një kostum nga këto. E lanë ato të parat e morëm ne, e bënte nëna ime, e bëj unë tani. 28 vite kam që punoj”, tha një zonjë.

Në këtë panair janë ekspozuar prodhimet e zejtarisë së trevës së Elbasanit, prodhime bio qw janë të çertifikuara të zonës dhe veshje tradicionale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026