Dita e Verës në Vlorë, pritet me aktivitete të shumta në Lungomare
Ndonëse nuk është në traditën vlonjate si festë, Dita e Verës ka sjellë gëzim në rrugët e qytetit bregdetar. Nxënës të shkollave, qytetarë, por edhe fëmijë janë bërë bashkë në Lungomare për ti dhënë gjallëri ditës që simbolizon ardhjen e stinës së ngrohtë.
Përmes gatimeve tradicionale, lojërave zbavitëse dhe organizimeve nga bashkia e qytetit të gjithë bashkë uruan për një stinë të ngrohtë dhe plot gëzim.
I pari i qytetit përcolli urimin për të gjitha familjet vlonjate.
“Një festë më shumë sjell harmoni më shumë në familje. Jemi shumë të lumtur që drejtoria arsimore e Vlorës bashkë me qendrën kulturore te fëmijëve kanë bere një pune shume të mirë”, Ermal Dredha, kryetari i bashkisë Vlorë.
“Jemi shume të gëzuar po kalojmë një dite shumë të bukur sot”.
“Një ditë shumë e bukur.”
“Vlora qyteti më i bukur dhe shumë bukur e kanë organizuar ketë.”
“Kemi prezantuar pikturat me ditën e verës , tematika lulet, gëzuar që të gjithëve.”
Ashtu siç i ka hije një qyteti bregdetar, Vlora festoi nën dritën e diellit dhe me temperatura të ngrohta. Festimet shkaktuan edhe trafik në rrugët e qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri