VIDEO| “Belgorodi i kërcënuar”, si i parashikoi Prigozhin sulmet ukrainase në Rusi
Këshilltari i ministrit të Jashtëm ukrainas Anton Gerashchenko ka postuar një video të vjetër të Yevgeny Prigozhin, ish-kreut të grupit famëkeq mercenar rus Wagner.
Në këtë video, Prigozhini duket duke thënë se Kievi do të tentojë të kryej sulme brenda territorit të Rusisë siç është rajoni i Belgorodi.
Duke bërë kështu një parashikim të asaj që po ndodh tashmë, në Rusi ku njësi të shumta të vullnetarëve rusë që luftojnë përkrah ukrainasve, prej më shumë se dy ditësh janë duke kryer sulme kryesisht në qytete që gjenden përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i zyrës së inteligjencës ushtarake ukrainase, Andrii Yusov, tha se inteligjenca e vendit të tij nuk ka fakte të besueshme që do të mund të konfirmonin se kreu i Wagnerit, është i vdekur.
“Inteligjenca ukrainase nuk ka fakte të besueshme që mund të konfirmojnë që themeluesi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur. Nuk ka të dhëna për këtë. Nuk ka fakte që na do të na lejonin të pretendojmë se Prigozhin është i vdekur”, ka thënë Yusov.
An archival video of Prigozhin warning about the threat to Belgorod.
By the way, yesterday, the speaker of the Main Directorate of Intelligence of the Ministry of Defence of Ukraine, Andrii Yusov, said:
“Ukrainian intelligence has no reliable facts that could confirm that the… pic.twitter.com/9giFtmXnpC
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) March 14, 2024
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima