Censusi në RMV, zv.drejtori i Entit të Statistikave: Deri tani janë regjistruar 150 mijë persona nga diaspora

26 Mars 2021 | 19:59

Maqedonia e Veriut do të nisë më një prill procesin e regjistrimit të popullsisë së saj, ndërsa regjistrimi i diasporës ka nisur që prej fillimit të marsit.

Ilmi Selami, zv.drejtor i Entit për Statistikë në RMV thotë se deri tani janë regjistruar më pak se 150 mijë persona.

Gjatë intervistës për Euronews Albania tha se trendi është në rritje ndërsa pret që deri në fund të jenë regjistruar 300 mijë persona.

“Nëse bëjmë një analizë nga 1 marsi deri tani mund të them se kemi pasur një vijë që është rritur dhe ulur në varësi nga ditët dhe informimi i diasporës. Ditët e fundit numri i regjistrimit po rritet dhe shpresojmë që ky trend të vazhdojë dhe presim që deri më 21 prill të kemi mbi 300 mijë të regjistruar”, tha ai.

  1. Selimi thotë se për një regjistrim të suksesshëm të popullsisë është e nevojshme transparenca dhe besimi i publikut ndërsa shtoi se disa parti të vogla opozitare kanë bërë thirrje për bojkot.

Nga ana tjetër i shprehet se ka “një kornizë solide ligjore dhe institucionale si dhe burime njerëzore për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në regjistrimin e popullsisë”, tha ai.

Censusi pritet të përfshijë edhe ata persona që deri tani nuk kanë një nënshtetësi.

  1. Selimi tha se nga “partitë në pushtet thuhet se jam më pak se 1 mijë, por partitë opozitare thonë 30 apo 60 mijë”.

Thirrjen e kryeministrit Edi Rama drejtuar shqiptarëve në RMV për t’u regjistruar ai e cilësoi pozitive ndërsa shtoi se ka vërejtur pak politikanë në RMV që bëjnë një thirrje të tillë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026