A ka vdekur vërtet Prigozhin? Fotoja e mercenarit rus “trazon” rrjetin

15 Mars 2024 | 14:09

Më 23 gusht shumica e rusëve prisnin lajme për hetimet mbi të vërtetën e njerëzve që kishin vdekur në avionin e rrëzuar në Moskë.

Ai ishte avioni privat i Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit special ushtarak rus Ëagner, që më herët tentoi një grusht shteti ndaj Kremlinit “për papajtueshmëritë në lidhje me drejtimin e ushtrisë ruse”.

Por tashmë pesë muaj pas “konfirmimit” të vdekjes së tij në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto që po ngjallin spekulime nëse ai ka vdekur apo është gjallë.

Në pamjet e fundit tregohet një person që ngjan shumë me liderin e grupit të mercenarëve që rri ulur në një tren, madje në krah ka një logo të grupit Ëagner çka ka shtuar konfuzionin në rrjetet sociale ruse.

Megjithëse shumë besojnë se personi në foto është në fakt Yevgeny Prigozhin të tjerë konfirmonin se ai ka vdekur dhe për këtë nuk ka vend për dyshime.

Të tjerë thonë se mund të jetë një foto e vjetër e dalë sërish në sipërfaqe për të krijuar konfuzion, ndërsa disa thonë se është vetëm një person që thjesht i ngjan mercenarit rebel.

Cilado që të jetë e vërteta, nuk besohet se i ndjeri do të jetë më faktor në politikën apo luftërat e Rusisë dhe të Putin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026