A kanë hapësirë të rinjtë për t’u përfshirë në politikë? Ervin Bushati i përgjigjet aktivistes
Gjatë emisionit “Rinvote”, Diana Mjeshtri, aktiviste, pyeti kandidatin për deputet nga Partia Socialiste, Ervin Bushati se sa mundësi u jepet të rinjve që të bëjnë karrierë në PS dhe sa janë të përfaqësuar në listën e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Z. Bushati tha se PS kandidon në disa qarqe të rinj që janë për herë të parë në politikë dhe përzgjedhja e tyre është bërë përmes aplikimeve në platformën “Deputeti që duam”.
Deputeti socialist u shpreh se në këtë platformë ka pasur rreth 1500 aplikime për të arritur në fund në përzgjedhjen e disa prej tyre që janë përfshirë në të gjitha qarqet e vendit.
Aktivistja tha se mënyra e përzgjedhjes është e gabuar pasi të jesh deputet nuk është një punë ku mund të aplikosh por e cilësoi atë detyrë si një mision.
Gjithashtu, Diana Mjeshtri theksoi se një pjesë e mirë e të rinjve që kandidohen në listën e PS janë të renditur në fund të listës.
Por, sipas z. Bushati PS është e vetmja parti që përfshin të rinjë duke theksuar se kanë “rinovuar me 50% listën, ndërsa PD ka pothuajse të njëjtën listë me 2017”.
Sa i takon renditjes së pafavorshme, ai tha se gara është me listë të hapur dhe renditja mund të përmbyset.
Deputeti socialist përmendi edhe traditën e kandidimit të kryetarëve të FRESSH, por që në këtë pikë aktivistja kundërshtoi duke thënë se emri i tij këtë herë është thuajse në fund të listës së Tiranës.
Ervin Bushati gjithashtu rikujtoi se PS është partia që i ka dhënë Shqipërisë edhe kryeministra nën 30 vjeç.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës