Shpërthen sërish vullkani i Islandës, hera e katërt që nga dhjetori
Një vullkan në Islandë shpërtheu të shtunën për herë të katërt që nga dhjetori, tha zyra meteorologjike e vendit.
Ai nxirrte tym dhe lavë portokalli të ndritshme në ajër në kontrast të mprehtë kundër qiellit të errët të natës.
Sipas BBC, mendohet qw ky të jetë shpërthimi më i fuqishëm deri tani. Lava ka arritur në mbrojtjen lindore rreth qytetit të evakuuar të Grindavik.
Njerëzit janë zhvendosur gjithashtu nga Laguna Blu aty pranë, një nga atraksionet turistike më të njohura të Islandës.
Në një video të xhiruar nga një helikopter i Rojës Bregdetare dhe të shfaqur në transmetuesin publik RUV, shihej lava duke u përhapur me shpejtësi në secilën anë.
Çarja u vlerësua të ishte rreth 2.9 kilometra e gjatë, afërsisht e njëjta madhësi si shpërthimi i fundit në shkurt, tha në një deklaratë Zyra Meteorologjike Islandeze.
Autoritetet kishin paralajmëruar për javë të tëra se një shpërthim ishte i pashmangshëm në gadishullin Reykjanes në jug të kryeqytetit të Islandës Reykjavik.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania