Ministria e shëndetësisë në Gaza: Mbi 31.600 palestinezë kanë humbur jetën nga lufta
Nëntëdhjetë e dy persona janë vrarë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga 7 tetori në 31,645 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.
Gjithsej 130 persona janë lënduar në 24 orët e fundit, shtoi ministria, duke e çuar numrin e të plagosurve në 73,676.
Shumë nga viktimat mbeten të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë, me ambulancën dhe ekuipazhet e mbrojtjes civile të paaftë për t’i arritur, tha ministria.
Ministria nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve në të dhënat e saj.
Sipas CNN njëmbëdhjetë palestinezë u vranë në një bombardim izraelit të një shtëpie në Deir al Balah në Gaza qendrore herët të dielën, sipas Spitalit të Martirëve Al-Aksa, të cilët morën viktima dhe trajtuan të tjerët që u plagosën.
Dëshmitarët okularë i thanë stafit të spitalit se bombardimi ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit.
Sipas spitalit, viktimat përfshijnë gra dhe fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta