Lara Colturi e 11 në botë/ Elvis Toçi: Arritje e shkëlqyer për Shqipërinë
Skiatorja Lara Colturi u rendit e 11 në finalen e Kupës së Botës të mbajtur këtë të diel në Saalbach të Austrisë.
Elvis Toçi, presidenti i federatës së skive tha për Euronews Albania se kjo është një arritje shumë e madhe për Shqipërinë, pas e fut atë në listën e më të mirëve të botës.
I pyetur se si shkoi performaca, Toçi tha se në garën e parë Colturi nuk i përmbushi pritshmëritë, por në garën e dytë ajo arriti të renditej e treta në renditjen e përgjithshme duke bërë që Shqipëria të merrte vendin e 11 në Kupën e Botës.
“Performanca e Shqipërisë ishte e shkëlqyer. Gara e parë nuk arriti të kishte performancën e nevojshme, megjithatë në garën e dytë ne arritëm një nivel të jashtëzakonshëm. U rendit e treta në renditjen e përgjithshme, kjo bëri që ne të renditemi në vendin e 11. Për Shqipërinë tonë, është një arritje e jashtëzakonshme për një vend kaq të vogël.
Presidenti i federatës,Toçi foli edhe për pritshmëritë që kanë për vitin e ardhshëm, ku tha se pretendon që Lara Colturi ta përfaqësoj edhe më mirë Shqipërinë.
“Sot u mbyll sezoni, vitin tjetër Lara hyn në kupën e botës më mature. Pretendojmë që Lara të jetë në top ten, ndryshe nga objektivi që kishim këtë vit për të arritur në 30 më të mirët e botës në ski,-tha presidenti i federatës së skive.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania