“Heroi i heshtur”, personalitete dhe artistë nderojnë aktin sublim të Arjan Salës

27 Mars 2021 | 09:30

Arjan Sala, i riu që humbi jetën nga zjarri i rënë në qendrën tregtare “Casa Italia”, ka prekur zemrat e mjaft njerëzve me veprimin e tij vetëflijues.

Kolegë të tij thonë se 32-vjeccari me veprimet e tij pas rënies së zjarrit ka arritur të shpëtoj disa punonjës të kompanisë së sigurisë ku edhe ai vetë ishte pjesë prej tre vitesh.

Babai i një fëmije 2 vjeç pasi ndihmoi kolegët të dilnin nga magazina, nuk arrit dot të dilte që aty në përpjekje për të shuar vatrën e zjarrit. Trupi i tij u nxorr katër ditë pas rënies së zjarrit.

Mjaft politikanë, artistë dhe personalitet të vendit kanë shprehur nderime të thella për veprimin e të riut. Veprimi i tij ka ngjallë simpatinë e shumë njerëzve për të, duke e cilësuar “hero të heshtur”.

Në një reagim në Facebook Presidenti i vendit Ilir Meta e cilëson “sakrificë sublime” veprimin e Arjanit.

Ndërkohë vëllai i 32-vjeçarit i pikëlluar për humbjen e njeriut të tij të dashur, shkruan se Arjani për të do të mbetet “heroi i tij”.

Nderime për veprimin e Arjan Salës kanë shprehur në rrjetet sociale dhe artistë dhe këngëtarë të njohur.

Lexoni gjithashtu:

Katër ditë pas rënies së zjarrit, nxirret trupi i 33-vjeçarit te “Casa Italia”

Heroi i tragjedisë tek “Casa Italia”, 33-vjeçari shpëtoi kolegët por s’mundi të dalë vetë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026