Vrasja e shqiptarit në Islandë, zbulohet autori i dyshuar
Policia e Islandës ka arritur të identifikoi autorin e dyshuar për vrasjen e Armando Beqirit, i ekzekutuar në shkurt të këtij viti.
Mediat vendase raportojnë se personi i dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit nga Tepelena është një shqiptar i quajtur, Agjelin Sterkaj.
35-vjeçari Sterkaj u arrestua tri ditë pas vrasjes së Beqirit dhe pritet që shumë shpejt t’i komunikohet akuza pavarësisht se deri tani ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
Por, autoritetet thonë se kanë provat të mjaftueshme për ta vendosur me shpatulla pas muri të riun nga Shkodra.
Mediat lokale në Islandë shkruajnë se i dyshuarit është regjistruar si Angjelin Sterkaj ndërsa në rrjetet sociale ai e quan veten Angjelin Mark Sterkaj. Ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet.
Armando Beqiri drejtonte një kompani sigurie me disa bashkatdhetarë të tij. Policia ka arritur të zbulojë armën e krimit që është një pistoletë me silenciator.
Policia po heton për bashkëpunëtorë pasi besohet se ngjarja është një vrasje e planifikuar paraprakisht.
Dyshimet kryesore janë se vrasja ka ardhur për shkak të armiqësive që ishin krijuar mes dy të rinjve që lidhen me botën e krimit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet