Industria e krociereve, shtohet interesi i anijeve të mëdha turistike për portet shqiptare

27 Mars 2021 | 12:14

Portet e Shqipërisë nuk janë ende në agjenda të sigurta të lëvizjes së turistëve me anije korciere, por së fundi përfaqësues të një kompanie spanjolle kanë ardhur në Shqipëri për të ofruar bashkëpunim me autoritet portuale me qëllim që anije të mëdha turistike të vizitojnë më shpesh brigjet tona.

“Të promovojmë një treg që përfshin portin e Sarandës dhe gjithë rajonin në industrinë e krociereve. Ne shpresojmë që projekti të miratohet përfundimisht, të kemi mundësin të sjellim anije me pasagjerë në qytet dhe të investojmë në ekonominë lokale. Ne do të punojmë në të gjitha hapësirat pasi ne synojmë të sjellim këtu disa kompani të ndryshme në disa ditë të ndryshme të javës gjatë sezonit”, tha Jiordi Kaballe, përfaqësues i MED-CRUISES.

Operatoret turistikë e shikojnë me interes shtimin e anijeve turistike ne portet shqiptare. Kjo, sipas tyre do të sillte fluks të  vizitorëve si dhe promovimin e vendit tonë në të gjithë botën.

“Së pari shtimi i krocireve që do të vijnë në portin e Sarandës edhe në portin e Vlorës. Kemi patur takime me prefektin dhe drejtuesit e porteve. Propozimet janë konkrete dhe mendoj se në një ardhme të shpejtë drejtuesit e porteve ju duhet të marrin një vendim. Shpresojmë të kemi një marrëveshje kur behët fjalë për një kompani serioze në fushën e krocierave”, deklaroi Arben Çipa, kryetar i Saranda Turisem-Industri.

Deri më tani në Shqipëri vijnë krociere të cilat qëndrojnë disa orë ose një ditë. Nisma e fundit pritet të shtojë ndjeshëm anijet e mëdha me turistë të huaj që do të vijnë në Shqipëri për të qëndruar disa ditë ose dhe më shumë. Por, para se të arrihet kjo do të kërkohet plotësimi i disa standardeve, si përshtatja e kalatave për ankorimin e anijeve, si dhe siguria në porte.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026