Liroi të dënuarin për dhunë në familje, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit

19 Mars 2024 | 15:22

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër Arben Dosti për shkelje të rënda profesionale.

Sipas ILD-së, gjyqtari ka shfaqur njëanshmëri në gjykimin e çështjeve duke liruar një të dënuar për dhunë në familje dhe një për armëmbajtje pa leje.

Seanca e parë është zhvilluar sot në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

“Nga hetimi disiplinor i kryer, ku përfshihet edhe analiza e 11 vendimeve të dhëna nga gjyqtari në periudhën 2017-2020 provohet se:

Nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me mosrespektim të nenit 64 të Kodit Penal, 477 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenit 75 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve” i ndryshuar.

Nga ana e magjistratit nuk janë marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes duke shfaqur njëanshmëri në gjykimin e çështjes, të reflektuar në dhënien e vendimit për tre kërkues të dënuar, me qëllim përfitimin e padrejtë të lirimit me kusht dhe ulja e padrejtë e dënimit, në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural, duke i sjellë përfitim të padrejtë, e cila është dhe pasoja e drejtpërdrejtë e shkeljes disiplinore.

Nga ana e magjistratit nuk janë respektuar dispozitat ligjore me karakter urdhërues, të cilat parashikojnë kritere me karakter objektiv dhe subjektiv për të përfituar në mënyrë të drejtë lirimin me kusht dhe lehtësisht të kuptueshme për uljen e dënimit, ku përvoja profesionale në detyrë e magjistratit e lejon të interpretojë dhe zbatojë drejt këto dispozita.

Veprimet/mosveprimet e magjistratit janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vullnetshme.

Veprimtaria e magjistratit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë duke cenuar prestigjin e gjyqtarit dhe ka cenuar besimin e publikut te drejtësia. Standardet e gabuara të vendimeve gjyqësore mund të aplikohen edhe nga magjistratë të tjerë, si dhe mund të shërbejnë si praktikë që dënuar të tjerë me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore të pretendojnë në kundërshtim me parashikimet e ligjore në fuqi për lirim me kusht, pa një zbatim të saktë të ligjit material dhe procedural, fakte të cilat kanë ndodhur më parë me të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, thuhet në kërkesën e ILD.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026