Gjendja e jashtëzakonshme globale/ OKB: Viti 2023 ka thyer rekordet klimatike

19 Mars 2024 | 17:33

2023-shi ishte viti më i nxehtë i regjistruar me një diferencë të konsiderueshme. 

Një raport i ri nga agjencia meteorologjike e OKB-së ka zbuluar se sa simptoma të tjera të ndryshimit të klimës ishin jashtë grafikëve vitin e kaluar.

Sekretarja e përgjithshme e Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), Celeste Saulo, është shprehur se “Ndryshimet klimatike janë shumë më tepër se temperaturat”. 

“Ajo që dëshmuam në vitin 2023, veçanërisht me ngrohtësinë e paparë të oqeanit, tërheqjen e akullnajave dhe humbjen e akullit të detit Antarktik, është shkak për shqetësim të veçantë,”, ka thënë ajo.

Raporti i fundit i Organizatës Botërore Meteorologjike për gjendjen e klimës globale bën një pasqyrë të treguesve të shumtë të krizës klimatike, si dhe tregon ndikimet e tyre katastrofike te njerëzit në formën e valëve të të nxehtit, përmbytjeve, thatësirave, zjarreve dhe cikloneve tropikale që intensifikohen me shpejtësi.

Për këtë gjendje globale ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili është shprehur se “Sirenat po bien në të gjithë treguesit kryesorë”, dhe se ndryshimet po përshpejtohen.”

Raporti i publikuar më 19 mars, konfirmon se viti i kaluar ishte jashtëzakonisht i nxehtë; me temperatura mesatare globale afër sipërfaqes që arrinin deri në 1.45°C mbi nivelet para-industriale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve

Në ditën e 25-të të protestës, për të tretën herë radhazi u rilexuan kërkesat e protestuesve nga një prej pjesëmarrësve në tubim. Kujtojmë se këto...
19:50 | 24/06/2026

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:25 | 24/06/2026