Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia refuzon të zbatojë marrëveshjen e Ohrit
Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Bislimi dhe Petkoviç me Lajçak në Bruksel.
Sipas Bislimit në këtë takim ka pasur regres sa i përket marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Sipas tij, kryenegociatori serb i ka thënë Lajçak se për Serbinë nuk ka marrëveshje mes dy vendeve, jo në ato raste ku preket shteti i Serbisë.
Bislimi ka kërkuar sqarim nga Lajçak sa i përket deklarimit të kryenegociatorit serb se nuk do ta zbatojnë marrëveshjen e arritur para një viti në tërësi. Bislimi ka thënë se përgjigja e Lajçak ka qenë se për këtë duhet të kemi një takim të nivelit të lartë ku do të diskutohet për këtë çështje.
“Ne në vazhdimësi duam të dëgjojmë edhe nga pala serbe se a kemi marrëveshje dhe a jemi të përkushtuar ta zbatojmë. Kryenegociatori serb iu bishtnua përgjigjes disa herë, në fund tha se për Serbinë është problematike marrëveshja pasi ka nene të cilat merren me statute, sidomos ato nene që tregojnë për respektimin e integritetit territorial, për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të ngjashme. Në fakt, na u tha që Serbia nuk e njeh marrëveshjen si të tillë. Ai tha se për Serbinë është e pamundur të nënshkruhet një marrëveshje me Kosovën. Kur pastaj vetë pala serbe iu referua marrëveshjes së vitit 2013 të cilën e kanë nënshkruar, por Petkoviçi tha se ne nënshkruajmë marrëveshje vetëm aty ku s’diskutohen statutet”, ka thënë Bislimi.
“U trajtuan mundësitë se si të formalizohet respektivisht të regjistrohet Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit. U kuptua brenga e Kosovës se mosnënshkrimi ka ndikuar në moszbatim të marrëveshjes, por edhe në ashpërsinë e situatave në terren, qoftë përmes barrikadave, qoftë me sulmin si në Banjskë, e cila kulmoi me letrën e Bërnabiçit në BE që nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës”, ka shtuar ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset