Përfundon takimi në Bruksel, Kosova dhe Serbia do dorëzojnë propozime për dinarin

19 Mars 2024 | 17:26

Bisedimet mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfunduan me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Kështu tha në fund të takimit kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili paralajmëroi një takim tjetër javën e ardhshme për të parë nëse propozimet e tyre mund të shndërrohen në një të vetëm që, siç tha, “do të ishte i pranueshëm për Kosovën”.

“U dakorduam që deri të premten secila pale të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet zgjidhja afatgjate e dinarit. Dhe pastaj javën e ardhshme do të mblidhemi sërish të diskutojmë se a mund të gjejmë hapësire që këto dy propozime të bëhen një propozim”, tha Bislimi pas takimit.

Ai ka kërkuar sqarim nga Lajçak sa i përket deklarimit të kryenegociatorit serb se nuk do ta zbatojnë marrëveshjen e arritur para një viti në tërësi. Bislimi ka thënë se përgjigjja e Lajçak ka qenë se për këtë duhet të kemi një takim të nivelit të lartë ku do të diskutohet për këtë çështje.

Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, u takuan të martën në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Duke folur pas takimit, Petkoviç tha se gjëja e parë për të cilën këmbënguli pala serbe ishte themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, sepse “kjo do ta zgjidhte edhe çështjen e financimit të të gjitha institucioneve serbe në Kosovë”.

Me një rregullore të Bankës Qendrore, Kosova ndaloi përdorimin e dinarit serb nga 1 shkurti, duke e bërë euron mjet të vetëm pagese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026