Lajçak dhe Vuçiç bisedojnë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

15 Mars 2024 | 21:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, lidhur me mundësitë e vazhdimit të bisedimeve në Bruksel.

Kështu njoftoi Vuçiq më 15 mars përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Ne shqyrtuam të gjitha mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe biseduam për hapat e nevojshëm për përparim drejt normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinë. Sërish i bëra thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet konkretisht dhe në mënyrë të vendosur në çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, tha Vuçiç.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës nisi zbatimin e rregullores së saj që parasheh euron si valutë të vetme për kryerjen e pagesave, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

BE-ja kërkon që për këtë çështje të gjendet zgjidhje në kuadër të dialogut, por Qeveria në Prishtinë ka argumentuar se rregullorja e BQK-së është “çështje teknike” që nuk duhet të përfshihet në dialogun politik për normalizimin e raporteve me Serbinë. Beogradi, ndërkaq, kërkon një zgjidhje politike për çështjen e dinarit serb.

BE-ja ka njoftuar se më 19 mars në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve, Kosova dhe Serbia do të diskutojnë për çështjen e dinarit.

Blloku evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara, kanë kritikuar vendimin për dinarin, duke thënë se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative që ka te komuniteti serb. Uashingtoni i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë pezullojë vendimin, por deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka shfaqur sinjale se do të tërhiqet nga kjo rregullore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026