A duhet të votojnë emigrantët, a e njohin Shqipërinë? Çfarë mendimi kanë qytetarët
Të pyetur për votën e emigranteve dhe për të kuptuar me shumë mendimin e qytetareve dhe besimet e tyre për mënyrën se si emigrantët mund të votojnë, qytetarëve ju janë dhënë edhe një grup tjetër shprehjesh për të shprehur dakordësinë apo mosdakordësinë.
Nga të dhënat e përfituara rezulton se 34.3 % e tyre janë dakord me shprehjen se emigrantët e njohin Shqipërinë nga larg dhe nuk e njohin atë nga afër, 47.4 përqind nuk janë dakord me këtë shprehje.
Po kështu 57.2 % janë dakord se vota e diasporës do jetë gjithmonë mes dyshimeve për manipulim duke marrë parasysh problemet e zgjedhjeve në Shqipëri ndërsa 18.8 % nuk janë dakord me këtë gjë.
Shumica e qytetareve 44,6 % mendojnë se emigrantet ruajnë atë bindje politike qe kane pasur përpara se te largohen.
Më pak shqiptarë 36,2 % e shohin të padrejtë që ata që nuk jetojnë në Shqipëri të vendosin për fatet e atyre qe jetojnë në Shqipëri ndërsa pjesa me e madhe 45,5 % nuk ju duket e padrejte kjo gjë.
39.5 % janë dakord që emigrantët të votojnë duhet te paguajnë taksa dhe 46. 4 % (pjesa më e madhe) nuk janë dakord qe për të votuar emigrantet duhet të përmbushin këtë detyrim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump





