Kryeministri irlandez jep dorëheqjen pas rezultateve tronditëse të referendumit

20 Mars 2024 | 13:35

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, ka njoftuar se po largohet nga posti, duke shkaktuar një valë tronditëse në politikën irlandeze me vetëm disa muaj para zgjedhjeve evropiane.

Paraprakisht mediat irlandeze kanë bërë të ditur se pritet një “tërmet politik” pak orë para konferencës për media që i ka paraprirë seancës së Qeverisë. Zgjedhjet e përgjithshme ende nuk priten, shkruan Euronews.

Koalicioni qeverisës, i cili përfshin partinë Fine Gael të Varadkar, pritet të pësojë humbje nga partia nacionaliste Sinn Féin kur të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Dorëheqja e Varadkar vjen më pak se dy javë pas një referendumi tronditës që pritej të shfuqizonte dispozitat e vjetruara kushtetuese në lidhje me përkufizimin e familjes dhe rolin e gruas në shoqëri. Megjithatë, opsioni “jo” fitoi.

Për një rezultat të tillë votimi fajësohet fushata e “vakët” e qeverisë, e cila rezultoi me apati dhe pjesëmarrje të ulët.

Në Irlandë u mbajtën njëkohësisht dy referendume për ndryshimet në Kushtetutë, në pjesën që ka të bëjë me familjen dhe rolin e gruas në shoqëri.

Të dy referendumet përmbanin dy pyetje që preknin thelbin e shoqërisë, duke rishikuar nenin 41 të Kushtetutës në të cilin shkruhet, në pjesën që lidhet me martesën si bazë e familjes, “shteti merr përsipër të ruajë me kujdes të veçantë institucionin e martesa, mbi të cilën bazohet familja dhe do ta mbrojë atë nga sulmet”, ndërsa referendumi i dytë kishte të bënte me paragrafin e dytë të të njëjtit nen në të cilin shkruhet, “shteti, pra, do të përpiqet të sigurojë që nënat të mos detyrohen nga ekonomike duhet të angazhohen në punë dhe të neglizhojnë përgjegjësitë e tyre në shtëpi”.

Duke e konsideruar të vjetruar gjuhën në të cilën është shkruar Kushtetuta, të gjitha partitë politike në Irlandë, pavarësisht nga spektri politik nga vijnë, e mbështetën ndryshimin e Kushtetutës. Pas shpalljes së rezultateve të referendumit, kryeministri Varadkar theksoi gjithashtu se “përgjegjësia jonë ishte të bindnim shumicën e njerëzve të votonin “po”, por qartësisht dështuam”, duke theksuar se partia e tij, Fine Gael si dhe koalicioni qeverisës, ishte një avokat i fortë i pranimit të këtyre amendamenteve.

Amendamenti i parë, që kishte të bënte me familjen dhe martesën si institucion, u hodh poshtë me 67,7 për qind të votave, ndërsa amendamenti i dytë u refuzua me 73,9 për qind të votave. Shumë analistë dhe njohës të situatës në shoqërinë irlandeze kanë vënë re se këto janë referendumet me “jo-në” më të qartë në histori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026