Qeveria bën gati statusin e dëshmorit për Arjan Salën
U deshën 4 ditë luftë me flakët në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia” për të nxjerrë prej andej trupin e pajetë të punonjësit të sigurisë Arjan Sala. Qeveria ka gati statusin dëshmor i atdheut për 32-vjeçarin që preku mbarë opinionin publik me aktin e tij heroik.
Ankthi për familjen Sala përfundoi tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune, ku rreth orës 3, forcat e kërkimit dhe zjarrëfikseve gjetën trupin e pajetë të 32-vjeçarit. Në kërkime, u përfshi edhe xhaxhai i tij ndërsa Arjan Sala u gjet në një nga dhomat e magazinës i mbuluar me rroba që mendohet ti ketë lagur me ujë.
Për këtë arsye ai ishte djegur thuajse vetëm në gjymtyrët e poshtme. Punonjësi i sigurisë baba i një fëmije 2 vjeç, dyshohet se humbi jetën për shkak të asfiksisë ndërsa pranë trupit u gjetën dy fikëse zjarri portative me të cilat ka tentuar të shuajë flakët.
Pas ekzaminimit në morgun e Tiranës në mesditë trupi i pajetë i Arjan Salës u dërgua në banesën e tij, ku iu bënë homazhet. Për ngushëllim në familjen Sala, shkoi edhe President ii Republikës Ilir Meta.
Reagimet në rrjetet sociale për heroin Arjan Sala që shpëtoi disa punëtor ishin të shumta ndërsa zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi dha lajmin se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut” “me porosi te Kryeministrit është gati për t’i dhënë titullin shtetasit heroik Arjan Sala, por po pritet përfundimi i shpejte i ekspertizës ligjore dhe propozimi i Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm.
Qendra tregtare ku punonte i riu u përfshi nga flakët pasditen e së mërkurës, ndërsa flakët u vunë nën kontroll pas tre ditës. Nga hetimet paraprake dyshohet se qendra tregtare u përfshi nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet