Shanse për Julian Assange, SHBA po shqyrtojnë zbutjen e akuzave

21 Mars 2024 | 16:05

Departamenti amerikan i Drejtësisë po mendon t’i ofrojë Julian Assange mundësinë që të deklarohet fajtor për akuzën më pak të rëndë të “keqmenaxhimit të informacioneve të rezervuara”, duke afruar shansin për një akord që mund të çojë në lirimin e tij nga burgu britanik.

Lajmin e bën të ditur “Wall Street Journal”, që citon persona në dijeni të fakteve.

Assange, themelues i portalit “Wikileaks”, po zhvillon një betejë të gjatë ligjore me qeverinë e Britanisë së Madhe për të shmangur ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.

Atje ai rrezikon të përballet me një proces për publikimin e mijëra dokumenteve ushtarake të rezervuara dhe kabllograme diplomatike amerikane në vitet 2010.

Aktualisht, një gjykatë e Londrës po vlerëson nëse t’i lejojë 52-vjecarit një apel të fundit kundër ekstradimit.

Pasi prokurorët amerikanë e akuzuan në 2019-n, forcat britanike të policisë e arrestuan dhe që prej atëherë Assange ndodhet në një burg të Londrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer

Presidenti Donald Trump hapi një festë 16-ditore të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara me një tubim politik të mërkurën, fillimi i festimeve të formësuara nga...
10:51 | 25/06/2026

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit të një udhëtimi në Lindjen...
10:35 | 25/06/2026