Tentuan të trafikonin 13,5 kg heroinë drejt Italisë, në gjykim pronari dhe shoferi
Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim pronarin e autobusit dhe shoferin, të cilët tentuan të trafikonin nëpërmjet portit të Durrësit 13.5 kilogramë heroinë drejt Italisë. Pronari Mikel Pici dhe shoferi i autobusit Piro Rushi u arrestuan në portin e Durrësit me 30 prill të vitit të shkuar.
Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë. Mikel Pici, pronar i firmës “Keli Trave” ka deklaruar se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike të gjetur në autobus.
“Nga hetimi rezultoi se pronari i firmes se kamionave eshte shtetasi Mikel Pici. Pas snjalizimit te skanerit dhe me qellim per te bere te mundur verifikimin e ketij informacioni nga ana e sherbimeve te policisë Kufitare te Portit Detar Durres, jane marre masa dhe eshte organizuar puna per te bere kontroll fizik te ketij mjeti. Ne pjesen e shenuar nga ana e skanerit me shenjen “Red”, eshte kontrolluar duke i kushtuar rendesi çdo elementi te dyshuar, pas kontrollit u gjenden te fshehura 26 (njezete e gjashte) pako me peshe 13.750 (trembedhjete pike shtateqind e pesedhjete) kg e dyshuar lende narkotike e llojit Heroine. Me pas eshte ushtruar kontrolli i baneses se shtetasit Mikel Pici nga punonjesit e policise Kavaj dhe nga punonjesit e policise Fier eshte kryer kontrolli i baneses se shtetasit Piro Rushi, ku nuk ka rezultuar ndonje gje ne interest e hetimit.
Është pyetur shtetasi Mikel Pici pronar i firmes “Keli Travel” i cili shprehet se: eshte pronari i automjetit dhe ka agjensin e tij “Keli Travel” te cilin e ka dhe te rregjistruar dhe prane qendres se biznesit. Ne lidhje me lenden e gjetur ne autobuz ky shtetas deklaron se ska asnje dijeni per kete.
Është marrë deklarim shtetasit Piro Rushi shofer prane firmes “Keli Travel” i cili ne deklarimin e tij shprehet se ka rreth 30 vite qe punon si shofer autobuzi, ndersa ne kete fime ka rreth 6 vite qe punon. Ai shprehet se rreth ores 13:00 ka shkuar ne Rrogozhine ku gjendej autobusi. Atje eshte takuar me pronarin Mikel Picin dhe ka filluar qe te laj autobusin per ta bere gati per udhetim, ndersa Mikeli eshte marre me punet e tjera ne thertore. Shtetasi Piro Rushi shprehet se ka shkuar se bashku me shtetasin Mikel Pici drejt Portit te Durresit, ku me pas Mikeli eshte marre me prerjen e biletave te udhetarve.
Në vijim të hetimit janë marrë dhe këqyrur pamjet filmike të qytetit të Fierit, nga të cilat ka rezultuar se mjeti me targa AB237DN ka hyrë në qytetin e Fierit në datën 26.04.2023 ora 17.46 (i konstatuar tek vendi i quajtur vija e ngjalës) dhe ka shkuar në drejtim të një servisi pranë karburant “Joti” shpk në rrugën e Patosit ku ka ndërruar dy gomat e para të autobusit dhe është kthyer përsëri në drejtim të qytetit të Fierit në orën 18.50 të datës 26.04.2023 përpara DVP Fier. Në datën 29.04.2023 ora 12.33 ky automjeti është konstatuar në autostradën Fier-Lushnje, pikërisht në vendin e quajtur “pushimi i shoferit” dhe nuk rezulton të jetë kthyer pas kësaj date”, bën me dije Prokuroria e Durrësit.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta