Kulluri ironizon Bardhin: U përqafua me shokët dhe shoqet socialistë
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Kulluri foli në lidhje me situatën në PD dhe marrëveshjen mes Gazment Bardhir dhe opozitës për komisionet hetimore.
Mes tjerash ai theksoi se i kanë mbështetur komisionet në princip, por nuk mbështesin pazaret që bëhen në emër të komisioneve.
Kulluri nuk ka kursyer as ironitë për Gazment Bardhin.
“Kjo pjesë e opozitës mori vetëm një Komision, pasi për çështjen e sterilizimit Beqaj dhe 8 persona të tjerë janë marrë nën akuzë. Komisioni i TIMS është më i parëndësishmi. Unë do thosha që ka një produkt serioz nëse do të kishte një komision hetimor për çështjen e portit të Durrësit, për McGonigal. Ne i kemi mbështetur komisionet në princip, por nuk mbështesim dot pazaret që bëhen në emër të komisioneve. Duhet të kemi parasysh që ndryshimet që ka bërë mazhoranca në ligjet për komisionet hetimore, u bë shkak që kjo palë ta çonte në Gjykatë Kushtetuese. Më pëlqejnë shumë këto pamjet e Gaz Bardhit me shokët dhe shoqet socialistë. E gjitha është fake.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje