RMV me më shumë vdekje nga COVID-19 në rajon, Taravari: Qeveria nuk ka strategji, kopjon vendimet e Serbisë
Maqedonia ka numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në rajon, deklaroi për Euronews Albania prof. dr. Arben Taravari, njëkohësisht sekretari gjeneral i Aleancës për shqiptarët dhe ish-ministër i Shëndetësisë.
“Maqedonia ka numrin më të lartë të vdekjeve në rajon. Në 1 milion banorë ka 1693 vdekje, Kosova me 976 vdekje, Serbia me 720, Shqipëria me 755, Greqia me 707” , u shpreh z. Taravari.
Arben Taravari theksoi se qeveria e RMV nuk ka pasur një strategji për të përballuar situatën e COVID-19 që prej fillimit të pandemisë dhe se Komisioni për Sëmundjet Infektive ka implementuar në mënyrë shabllon masat dhe vendimet e qeverisë serbe kundër virusit.
“Gjendja në Maqedoninë e Veriut është dramatike. Prej nga fillimi i pandemisë është një nga shtetet e rralla ku nuk kishte një strategji se si të ballafaqohet. Gjithashtu ndikon mungesa e racionalitetit të Komisionit për Sëmundje Infektive e cila është dirigjente e veprimeve të qeverisë në këtë kohë pandemie. Praktikisht Maqedonia thjesht kopjon vendimet e Serbisë.”, u shpreh sekretari gjeneral i Aleancës për shqiptarët në RMV.
Mjeku nuk la pa përmendur se RMV është gjithashtu një prej shteteve me më pak të vaksinuar kundër COVID-19 në rajon, ndërsa sa i përket trajtimit të pacientëve nëpër spitale, në RMV spitalet anti COVID janë të mbushur plot, ndërsa trajtimi në spitalet private kushton shumë.
“Ne në Maqedoni jemi në valën e tretë të pandemisë, dhe jemi një prej shteteve që kemi më pak të vaksinuar në rajon. Në Maqedoni nuk ka vend bosh për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Kishte një propozim që edhe klinikat private të futën në shërbim të Ministrisë së Shëndetësisë por nuk u arrit kjo marrëveshje dhe pacientët trajtohen me çmime shumë të larta në privat,” shtoi z. Taravari.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet