U bashkua me Bashën, Çani kundër Spartak Ngjelës: Je i mbushur me mllef
Gazetari Arjan Çani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania pjesëmarrjen e avokat Spartak Ngjelës në tryezën e opozitës të organizuar një ditë më parë nga Lulzim Basha.
Personazhet e ftuar në panel nga Basha nuk kanë asnjë lloj peshë politike, por janë vetëm të mbushur me mllef.
“Personazhe të mbaruar, pa asnjë lloj vlere, janë jashtë loje, janë me mllefe, shajnë gjithë dynjanë, janë bërë hetues këta, janë bërë prokurorë, janë të mbushur me mllef. Ka kohë që kanë dalë nga politika dhe asnjëherë nuk ka qenë realisht. Më duket një panel qesharak. Basha ngaqë e ndjen veten të dobët për momentin, ka thënë më mirë të marr ca figura të njohura për publikun se sa mos të kem fare. Nuk është se humbet gjë Basha se mori këta, më shumë nuk ka çfarë të humbë”, tha Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes