Sot Sulltan Novruzi| Besimtarët bektashi vijnë 3 herë anës Teqesë së Cakranit
Ditën e sotme, 22 mars, besimtarët bektashi festojnë Sulltan Novruzin.
Hekurani, personi që kujdeset për Teqenë “Baba Selim” në Cakran të Fierit, ka treguar për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews detaje lidhur me festimet atje, ku tha se në atë objekt kulti vijnë persona nga gjithë Shqipëria, kryesisht nga Fieri, Vlora dhe Mallakastra.
Ai tha gjithashtu se çdo të premte në atë Teqe bëhen kurbane, por sipas tij, dita e sotme shënon edhe rastet më të shumta të tyre, me rreth 300 të tilla.
Hekurani tregoi gjithashtu edhe ritin ku besimtarët i bien Teqes 3 herë rreth e rrotull, që sipas tij, ky ritual bëhet pasi të jenë ndezur qirinjtë.
“Kjo është një festë e përvitshme në 22 mars, përkon me ditëlindjen e Imam Aliut ndaj edhe besimtarët bektashianë e festojnë me madhështi. Këtu vijnë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, por më shumë nga Fieri, Vlora dhe Mallakastra. Këtu çdo të premte bëhet kurban, por sot bëhen më shumë, rreth 300 kurbane. Duhet të vijnë 3 herë vërdallë Teqesë, pasi kanë ndezur edhe qirinjtë”, tha Hekurani.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)