7 statistika domethënëse për ndeshjen Shqipëri-Angli

27 Mars 2021 | 17:18

Shqipëria pret të dielën Anglinë në ndeshjen e dytë të vlefshme për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”.

Kuqezinjtë e Edoardo Rejas kërkojnë të marrin maksimumin, pavarësisht se kundërshtari është i niveleve të larta. Synimi është që të merret së paku një pikë.

Për Shqipërinë kjo nuk do të jetë ndeshja e parë kundër të ashtuquajturve “Tre Luanët” dhe më poshtë vijnë të paktën 7 statistika domethënëse që duhen pasur parasysh për ndeshjen e së dielës.

  1. Shqipëria gëzon formën më të mirë të dhjetëvjeçarit duke regjistruar 4 fitore radhazi – gjë që nuk ndodhte prej gushtit 2010 – mirëpo asnjëherë ajo nuk ka fituar 5 ndeshje rresht.
  2. Përballja me Anglinë do të jetë ndeshja e pestë në histori pas atyre të luajtura për kualifikueset e botërorit 1990 dhe 2002.
  3. Ndeshja e së dielës përkon fiks me atë të 20 vite më parë kur më 28 mars 2001 Shqipëria mundej 3-1 në stadiumin kombëtar, që asokohe mbante emrin “Qemal Stafa”.
  4. Në katër ndeshjet e shkuara me Anglinë, Shqipëria ka pësuar 12 gola dhe ka shënuar vetëm një herë me anë të Altin Rrakllit në ndeshjen e 20 viteve më parë.
  5. Kualifikueset e botërorit të shkuar – Rusi 2018 –  Shqipëria i nisi me dy fitore, ku e para ishte gjithashtu me një rezultat 1-0 ndaj Andorrës.
  6. Anglia është e pamposhtur prej 22 ndeshjesh radhazi dhe ka humbur vetëm dy nga 29 ndeshjet në transfertë të kualifikueseve të botërorëve, humbje që kanë ndodhur në vitet e largëta 2009 – Ukraina – dhe 2005 – Irlanda e Veriut.
  7. Në 9 kualifikueset e fundit Anglia ka realizuar 42 gola. Në përballjen me San Marinon ata fituan 5-0.

Shqipëria ndodhet në Grupin I të kualifikueseve të botërorit “Katar 2022”, ku në grup, përveç Anglisë ka edhe San Marinon, Andorrën, Hungarinë dhe Poloninë.

Lexoni gjithashtu:

Shqetësime për trajnerin Reja, mbrojtësi Kumbulla do të mungojë ndaj Anglisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026