Vrau 27-vjeçarin shqiptar në Londër, arrestohet autori i dyshuar (Emri)

22 Mars 2024 | 12:41

Policia britanike ka arrestuar autorin e vrasjes së  27-vjeçarit shqiptar Bajram Luli, i cili u qëllua me thikë brenda makinës së tij në perfiferi të Londrës.

Sipas policisë metropolitane londineze në pranga si autor i vrasjes ka përfunduar Sabin Manda, 31 vjeç.

I riu shqiptar u gjet më datë 11 mars me plagë të rënda me thikë në një makinë të bardhë tip KIA.

Autoritetet policore e dërguan në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Policia britanike publikoi pas ngjarjes foton e autorit të dyshuar, i cili u ndalua këtë të premte.

“Sabin Manda, 31 vjeç (27.08.92) pa adresë fikse, u arrestua të enjten më 21 mars me dyshimin për vrasje dhe u akuzua të premten, më 22 mars për vrasje dhe posedim të armëve të ftohta”, bën me dije policia metropolitane londineze.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026