Musk pretendon se pajisja e kompanisë së tij Neuralink mund të kurojë verbërinë
Elon Musk pretendon se kompania e tij Neuralink aktualisht është duke punuar në rikthimin e shikimit tek njerëzit e verbër.
Musk thotë se deri më tani kanë eksperimentuar me majmunët dhe se kanë arritur të kurojnë verbërinë tek ato kafshë.
Ai në platformën e tij “X/Twitter” ka deklaruar se bëhet fjalë për një implant të quajtur Blindsight.
Miliarderi njoftoi gjithashtu se, fillimisht, pajisja e re do të mundësojë “vizion me rezolucion të ulët, si grafika e vjetër e Nintendo”, por që në të ardhmen do të jetë në gjendje të tejkalojë shikimin normal njerëzor, raporton Euronews.
“Asnjë majmun i vetëm me një pajisje Neuralink nuk ka ngordhur”, shtoi Musk.
Kompania tashmë ka prezantuar çipin Telepathy, i cili i lejon përdoruesit të kontrollojnë një kompjuter përmes mendimit. Të enjten, lajmi u përhap në mbarë botën se një subjekt testues, një tetraplegjik, mund të luante shah me një kompjuter vetëm falë mendimeve të tij.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dha “dritën jeshile” për testimin njerëzor të çipit në maj të vitit të kaluar.
Procedura përfshin futjen e 64 fijeve fleksibël në pjesën e trurit që kontrollon qëllimin e lëvizjes. Ata nuk janë as aq të hollë sa transplantimi i çipit duhet të bëhet nga një robot.
Këto fije lejojnë që implanti të regjistrojë dhe të transmetojë sinjalet e trurit tek aplikacioni, i cili më pas deshifron qëllimin e personit.
Implanti mundësohet nga një bateri që mund të karikohet me valë.
LEXONI GJITHASHTU:
- OpenAI iu përgjigj padisë së Elon Musk: Sipërmarrësi donte kontroll absolut
- Kurti takon emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, çfarë u diskutua
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)