Aborti, divorci, prostitucioni, për çfarë janë më pak tolerantë shqiptarët

22 Mars 2024 | 20:06

Barometri në Euronews Albania në pyetësorin e fundit ka bërë një skaner të vlerave tek të cilat besojnë më shumë shqiptarët.

Ata janë vendosur këtë herë përballë pyetjeve që pyesin për veprime apo fenomene si  prostitucioni, homoseksualiteti, aborti, marrëdheniet seksuale, divorci e të tjera.

Për të kuptuar tolerancën ose jo të shoqërisë sonë në raport me këto vlera, 1000 persona mbi 18 vjeç janë pyetur ballë për ballë si në çdo studim tjetër.

Vlerat e përgjigjes tregojnë se shoqëria jonë ka një mungesë tolerance për fenomene nga prostitucioni tek homoseksualiteti apo aborti dhe divorci, por në vlera të ndryshme për secilën nga ato.

Në listën e fenomeneve të mësipërme dallohet se vlerat më të larta të mospranimit apo mosjustifikimit janë për prostitucionin.

Rezultatet e anketimit tregojnë se 91,2 % nuk e justifikojnë prostitucionin, 85,5 % nuk justifikojnë homoseksualitetin, 77,2 % nuk e justifikojnë abortin.

Po kështu përqindje e lartë e mosjustifikimit është edhe për marrëdhëniet seksuale spontane 64.8%, divorci mbetet ende në vlera të larta me gjithë shifrat në rritje me 47,8 % të të anketuarve që shprehen se nuk e justifikojnë atë, dhe vlerën më të ulët në përqindje për mospranimin si veprim shqiptarët e kanë për marrëdhëniet seksuale para martese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025