Gazetarët notojnë për të shënuar njëvjetorin e burgosjes së Evan Gershkovichit

23 Mars 2024 | 17:05

Gazetarët kanë notuar të shtunën në 10 plazhe Brighton nëpër botë, për të shënuar njëvjetorin e burgosjes së gazetarit amerikan Evan Gershkovich në Rusi.

Gershkovich, gazetar i gazetës amerikane Wall Street Journal, është ndaluar në mars të vitit të kaluar sa ka qenë në Rusi për angazhime të punës, dhe është akuzuar për spiunim, akuza që mediumi ku punon dhe Qeveria amerikane i kanë hedhur poshtë.

Noti i së shtunës nëpër plazhe të ndryshme në botë ka qenjë shenjë solidariteti dhe ky aktivitet është përzgjedhur për shkak të dashurisë së Gershkovichit për plazhit Brighton në Britani dhe Nju Jork.

Gershkovich është shpërngulur më 2017 në Rusi për të punuar si korrespodent prej këtij shteti, fillimisht për gazetën Moscow Times, dhe AFP, e më pas për gazetën amerikane Wall Street Journal.

Ky 32-vjeçar më pas është shpërngulur në Londër, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, mirëpo është kthyer sërish në disa raste, për shkak të nevojës për raportime.

Kolegët e tij kanë thënë se “Evan është ndër personat më të mirë që do të mund të takoni dhe fakti që është në burgun rus për një vit, vetëm pse e ka bërë punën e vet, është trishtuese”.

Ata kanë thënë se kanë notuar për të shtuar vëmendjen në padrejtësinë që po përjeton ai dhe për t’ia bërë me dije se nuk është harruar.

Redaktorët e Wall Street Journal kanë thënë se përvjetori nxit zemërim dhe se gazeta do t’i rrisë përpjekjet për ta liruar Gershkovichin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026