FOTO|Momenti kur kapen të dyshuarit për masakrën e Moskës ku u vranë 140 persona
Vrasësit që qëndrojnë pas sulmit që i mori jetën 140 personave mbrëmjen e të premtes në Moskë janë arrestuar dhe nga fotot duket se janë torturuar ndërsa janë pyetur se përse e kanë bërë një tmerr të tillë.
Pamjet tregojnë ushtarët që arrestojnë tre burra të ndryshëm që dyshohet se kanë qenë pas masakrës së pamëshirshme të më shumë se 150 njerëzve, përfshirë fëmijë në vendin historik të koncerteve të Crocus City Hall.
Burrat tregojnë shenja torture dhe plagosjeje madje një video e tmerrshme është shpërndarë në internet në të cilën një ushtar i preu veshin njërit prej burrave.
Një i dyshuar i arrestuar në rajonin e Bryansk, i dyshuar për të arritur në Ukrainë, tregoi se ai kishte ndjekur një “predikues” në Telegram, të quajtur Fariduni Shamsidin, i cili sipas tij do e paguante për vrasjen e disa njerëzve.
“Kam dëgjuar mësime, kam studiuar në Telegram. Ndihmësi i predikuesit sugjeroi vrasjen e njerëzve dhe më premtoi një milion rubla.
Ai pretendoi se nuk dinte emrin e ndihmësit të predikuesit të tij që kishte urdhëruar vrasjet.
Grupi në rrugë për në Ukrainë u kap nga luftëtarët çeçenë besnikë ndaj aleatit të ngushtë të Putinit dhe kryekomandantit Ramzan Kadyrov.
Nga ai moment ata i janë nështruar torturave çnjerëzore të cilat kanë shkuar deri në gjymtime fizike.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

