Sulmi terrorist në Moskë| Shtuni: Shpresoj që përgjigja e Putin mos të përfshijë…

23 Mars 2024 | 18:15

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku komentoi mes të tjerash dhe sulmin terrorist të ndodhur në Moskë që i mori jetën shumë se 140 personave.

Shtuni dënoi sulmin, duke thënë se në momentin që shënjestrohet popullata civile, sulmet terroriste janë të papranueshme kudo qofshin ato.

“Është një sulm barbar që shënjestroi civilë. Ky është një akt terrorist që është shumë i dënueshëm. Kudo që ka akte terroriste, që shënjestrohen civilët, janë jashtëzakonisht të dënueshme dhe ky rast është një prej tyre. Numrat e viktimave do të shkojnë në rritje, Janë arrestuar 11 persona, 4 prej të cilëve dyshohet se kanë qenë ekzekutorë. Duket se ka lidhje me një sulm në Vjenë që u parandalua në katedralen e Shën Stefanit, katedralen kryesore në qytet. Sulmin e mori përsipër ISIS”, tha Shtuni.

Eksperti tha se Kremlini u mundua që ta lidhte sulmin terrorist me Ukrainën, ndërkohë që autorësinë e ka marrë ISIS. Ai shtoi se shpreson që Putin mos ta përdorë sulmin si pretekst për të realizuar qëllime politike, ose duke sulmuar dhe ndonjë shtet apo popull tjetër.

“Ka patur një element shfrytëzimi nga ana e Kremlinit duke futur Ukrainën në një sulm terrorist që nuk duket se ka lidhje me Ukrainën. Por po mundohet që ta shfrytëzojnë politikisht, duke e lidhur me Ukrainën, duke rënduar situatën aty, pasi kemi të bëjmë me një luftë.

Duhet mos instrumentalizuar kjo që ndodhi për qëllime të mbrapshta duke përfshirë shtete apo individë, në këtë rast Ukrainën që nuk ka të bëjë me këtë. Ky sulm ishte paralajmëruar nga Britania e Madhe dhe SHBA, ku ambasadat kishin njoftuar Moskën, por që u injoruan nga Putin duke thënë se kemi shërbimet tona”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026