Banorët e 3 fshatrave të izoluar në Kuçovë: Kalojmë në urë të shkatërruar

24 Mars 2024 | 20:15

3 fshatra të Kuçovës nuk kanë një rrugë kalimi që i lidh me qytetin. E vetmja mënyrë për të bërë të mundur kalimin e tyre është një urë e shkatërruar

Banorët e tre fshatrave në ish/komunën Lumas në bashkinë e Kuçovës janë prej vitesh të izoluar me qendrën e ish/komunës dhe me qytetin.

Kjo për shkak se ata nuk kanë asnjë rrugë lidhëse përveçse një ure me dërrasa mbi lum. Gjatë stinës së dimrit, banorët e fshatrave Pashtraj, Bardhaj dhe Velagosht kalojnë mbi këtë urë me dërrasa e cila është e shkatërruar.

E vetmja rrugë makine që mund ti lidhi ata me qytetin, në rastet kur kanë urgjenca familjare është kalimi nga fshati Velagosht dhe dalja më pas në qytetin e Kuçovës, por kjo rrugë është jo vetëm e shkatërruar por edhe zgjat më shumë se dy orë.

“ Kjo kështu ka që sa mbaj mënd unë, sa isha femijë.  Bardhaj, Pashtraj dy fshatra. Kjo bashki që është tani  po e bën me dërrasa po rreziqet aty janë të pranishme se dërrasë është, kablet bie aty poshtë. Makinat i kemi lënë andej në xhade, shkoj në këmbë, 1 km e gjysmë, marr makinën pa të ikim tre here , katër here në ditë , do shkojmë se kemi fëmijët në shkollë. 0:02-0:58

Banorët thonë se ura është një rrezik si për ta edhe për fëmijët që do të duhet të kalojë cdo ditë për të shkuar në shkollë.

“Unë jam banor i zonës prej 30 vitesh, Ne problem kryesore kemi një urë, 0:01-0:08 “ Vit për vit i hedh makinës 300 mij lekë për gushineta,  kjo urë duhet ishte bërë prej vitesh po nuk është bërë Akoma, dhe më e keqa, kjo lagje që është këtu e marrim mehitin dhe e çojmë sipër atje”.

Janë rreth 120 familje të 3 fshatrave që duhet të kalojnë çdo ditë përmes rrjedhës së lumit, ose urës me dërrasa të kalbura. Deri më tani kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar nga autoritetet shtetërore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026