Pyllëzimi i kodrave në Korçë/ Qytetarët mbjellin 2388 fidanë për te rikuperuar dëmet
Qytetarët korçarë për të dytin vit me radhë reagojnë për t’i rikthyer edhe njëherë tjetër pyllëzimin kodrave të qytetit, duke mbjellë mbi 2 mijë fidane
Pyllëzim i cili në mënyrë masive është humbur në vitin e mbrapshtë 1997.
Reagimi nuk ka qenë vetëm nga korçarët që jetojnë në qytetin e tyre por dhe ata që janë larguar prej vitesh e jetojnë ne vende te tjera, ashtu siç ka pasur reagim edhe nga qytetarë të qyteteve të tjera e deri nga Kosova.
“Edhe këtë vit si vitin e kaluar arritëm të mbillni rreth 700, këtë vit kemi mundur të mbjellim 2388 fidanë, ka ende njerëz që duan të kontribuojnë. Jemi të kënaqur që u përgjigjen kësaj nisme duke e trefishuar numrin e fidanëve të dhuruar, në aksion në mbjellje ka qenë e madhe”-tha Iljon Thanas Nismëtar “Korça Alpin” .
Për pedagogun Eriseld Kalemaj një reagim i tillë është tejet emocionues aq më tepër kur sheh fëmijë të cilët kanë kontribuar për blerjen e fidanëve, sepse edhe ata si prindërit e tyre e duan rikthimin e kurores së pyllëzuar të qytetit.
“Ka qenë emocionuese sepse kontributi qytetar edhe pensioniste kanë kontribuar që dihet si janë pensionet në Shqipëri, studentë të cilët atë 200 lekshin, fëmijë me 5 lekshin është emocionuese. E kemi ndjerë si peshë, e detyrim. Kjo do të thotë se qytetarët e duan jetën, gëzimin, shëndetin e janë të ndjeshëm. Emocionuese ka qenë kontributi nga diaspora, qytetare qe vite kanë pa ardhur. Nuk është nismë lokale por mbarë kombëtare ”
“Kur ishim gjimnazistë kemi kontribuar në mbjelljen e pemëve në kodrat e qytetit” – kështu shprehet ish mësuesi Vangjush Petri, i cili është bërë pjesë e aksionit të korçareve për mbjelljen e pemëve.
“Kemi qenë gjimnaziste kur kemi mbjellë në pamje e mendonim a do rriten. Kur kalon shoh ato pemë janë bërë pyll, është bërë emocion i veçantë. Shpresojmë që rinia të rritet me këtë dashuri për natyrën”-tha Vangjush Petri ish-mësues.
Falë reagimit të korçareve dhe jo vetëm ditën e sotme janë mbjellë 2388 fidanë ndërkohë që një vit më parë janë mbjellë 700 të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë