GJKKO shtyn vendimin për Berishën, Gjokutaj: Duan të trajtohet si njëri i thjeshtë

25 Mars 2024 | 11:26

GKKO ka shtyrë për në orën 15:30 vendimin për kërkesën e Sali Berishës bërë përmes avokatëve të tij për të qenë pjesë e seancave në Kuvendin e Shqipërisë.

Avokati Genc Gjokutaj tha për mediat pas mbylljes së seancës, se nga debatet e zhvilluara është kuptuar se nuk pranojnë në mënyrë absolute që ta plotësojnë këtë kërkesë, pasi që Berisha të trajtohet si njëri i thjeshtë pa marrë parasysh mandatin e tij.

“Ata nuk pranojnë në mënyrë absolute, kërkojnë që të trajtohet si një njëri i thjeshtë pa marrë parasysh mandatin e tij. Kjo është strategjia e Edi Ramës dhe skenarëve të vet që do ti përgjigjemi në rrugë ligjore. Më në detaje do flas pas orës 15.30 kur gjykata të shpallë vendimin. Kërkesa jonë në çdo gjykatë do jetë lirimi i Berishës”, tha Gjokutaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026