Prioritetet e votuesve europianë, sondazhi: Rritja ekonomike dhe ulja e çmimeve
Paqëndrueshmëri ekonomike, çmime të larta dhe tkurrje e mbrojtjes sociale. Kërkesa për një Evropë më sociale sa vjen e rritet në BE, me fokus në Evropën jugore. Kështu thotë një sondazh i kryer nga kompania IPSOS për llogari të Euronews, pas atij mbi fuqinë politike të partive evropiane, i realizuar në 18 shtete. Sipas anketës, portugezët janë populli më i shqetësuar nga rritja e kostos së jetesës.
Sidoqoftë, 68 për qind e evropianëve duan që BE të frenojë rritjen e çmimeve dhe vetëm për 7 për qind të votuesve potencialë inflacioni nuk është një prioritet. Finlandezët janë populli më pak i shqetësuar për koston e jetesës.
Shenjë e kohës së krizës është se qytetarët e Unionit kanë ndjesinë e varfërimit të përgjithshëm. 64% e njerëzve duan që BE të shpëtojë të drejtat e tyre sociale dhe të reduktojë pabarazitë. Vetëm 8 për qind janë kundër. Në këtë aspekt, portugezët janë sërish në krye, ndërsa polakët më pak të shqetësuarit.
Prioriteti i tretë i votuesve është rritja ekonomike. 62 për qind e të anketuarve kërkojnë që ligjvënësit e BE-së të marrin masa efikase për të nxitur rritjen. Në këtë aspekt, holandezët janë më pak të prirurit të mbështesin një ndërhyrje të bllokut. Ndërsa lufta kundër papunësisë vjen e katërta, e ndjekur nga kërkesa për të luftuar emigracionin ilegal.
Çështjet sociale nuk janë prioritet vetëm për votuesit e së majtës dhe qendrës së majtë. Konservatorët e moderuar, liberalët dhe votuesit e së djathtës duket se kërkojnë këtë herë një ndërhyrje legjislative social-ekonomike më të fortë se në zgjedhjet e kaluara.
Një shumicë e theksuar e votuesve të grupit Reformatorët dhe Konservatorët Evropianë dhe ata të Identitet dhe Demokraci kërkojnë masa kundër inflacionit. Ndërsa kur bëhet fjalë për pabarazinë dhe mbrojtjen sociale, zgjedhësit e së majtës dhe qendrës së majtë janë më kërkues.
Shumica e votuesve të Koalicionit të Madh, ku bëjnë pjese PPE, Social-Demokratët dhe Ripërtëritja, kërkojnë masa më rigoroze kur bëhet fjalë për rritjen ekonomike.
Çështjet sociale dhe ekonomike janë shqetësimet e prekshme të partive. Liderët e BE për 5 vitet e ardhshme duhet të gjejnë një zgjidhje për t’u përballur me kërkesat e qytetarëve, që kërkojnë më shumë shpenzime publike dhe një disiplinë më të fortë fiskale dhe buxhetore se në vitet e kaluara.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)