Hidhet shorti i Europa League, çerekfinalet rezervojnë “derbin” e Italisë

15 Mars 2024 | 14:56

Gara në Europa League do të jetë e fortë deri në fund të sezonit, kun ë garë kanë mbetur vetëm 8 skuadra. Mes tyre ka dhe nga ato ku historinë e kanë shkruar në Champions, por tanimë janë përqëndruar në fitimin e një tjetër trofeu europian. Në Nyon të Zvicrës u hodhën goglat për fazën çerekfinale, ku ndeshjë më interesante është padyshim klasikja Milan-Roma, ku nga Serie A zhvendoset në arenën evropiane.

Nënkampiionët e Europa League që prej ardhjes së De Rossit janë në formë pozitive, ndërsa edhe Milani në anën tjetër po bën mjaft mirë. Në përballjet e tjera, Liverpool i Klopp peshkoi Atalantën e Berat Gjimshitit, ndërsa të kuqtë janë favoritë absolutë për të kaluar më tej. West Ham sfidon Leverkusenin që edhe pse kaloi me vështirësi ndaj Qarabag është një tjetër ekip që meriton të vlerësohet për rekordin e vendosur këtë sezon. Benfica-Marsejë është dhe përballja e fundit e kësaj faze, ndërsa fituesi i këtij çifti do të ndeshet me gjysmëfinalistin e dalë nga dueli Liverpool-Atalanta. Në anën tjetër një mes Milanit e Romës do të ndeshet me fituesin e Leverkusen-West Ham.

Edhe Conference League ka publikaur përballejt e radhës, Plzen-Fiorentina, Klab Bryzh-Paok, Aston Vila-Lilë dhe Olimpiakos-Fenerbace. Ndeshjet e para luhen më 11 prill dhe ato të kthimit më 19 prill.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026