34 vjet më parë në Wembley, nostalgjia e Zmijanit. Kujton golin e Demollarit dhe një këshillë për Rejan

28 Mars 2021 | 13:09

Për Hysen Zmijanin, një nga ish-futbollistët më të njohur shkodranë, por dhe të kombëtares shqiptare, ndeshja me përfaqësuesen angleze, e ka rikthyer pas në kohë në takimin e luajtur në Wembli. Zmijani nuk e fsheh që goli i anuluar i Demollarit ende ka ngelur peng.

“Është diçka mitike, kur kemi shkuar atje ka qenë një ëndërr e jashtëzakonshme. Po t’i pyesje anglezët pse u anulua ai gol nuk i jepnin dot shpjegim. Shqipëria se kishte atë forcë për të kundërshtuar, por sot gjërat kanë ndryshuar”, shprehet Zmijani.

Sipas tij, tani shumë gjëra kanë ndryshuar dhe shumica e lojtarëve luajnë në shtete të tjera gjë që ka ndikuar që niveli i skuadrës të rritet ndjeshëm. Kjo ndeshje për të, është një mundësi që lojtarët të shkruajnë historinë ndonëse nuk është aspak e lehtë.

Nga ana taktike ka në bagazh të jashtëzakonshëm, por kur thotë që me Anglinë do të luajmë të hapur, kam frikë se e kemi të vështirë”, thotë ish-futbollisti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026