Raporti për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, Putin u përpoq të ndikonte për të favorizuar ish-presidentin Trump

17 Mars 2021 | 11:58

Presidenti rus Vladimir Putin me shumë mundësi ka autorizuar personalisht përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA në favor të ish-Presidentit, Donald Trump.

Sipas një raporti të qeverisë amerikane, Moska përhapi “akuza të rreme e të pabazuara” në lidhje me fituesin përfundimtar, Joe Biden.

Raporti prej 15 faqesh, i publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, përshkruan se kishte  “operacione të ndikimit” të nxitura nga Rusia si dhe Irani.

Në të citohet se një fushatë dezinformuese synonte të minonte edhe besimin në procesin zgjedhor.

Rusia ka mohuar vazhdimisht akuzat për ndërhyrje në zgjedhje.

Edhe në zgjedhjet presidenciale të 2016, Moska u akuzua se ndikoi duke favorizuar Donald Trump e duke dëmtuar kandidaten rivale Hillary Clinton.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026