Gjermania do të kryejë kontrolle kufitare gjatë Kampionatit Evropian
Gjermania do të kryejë kontrolle kufitare në të gjithë kufijtë e vendit gjatë Kampionatit Evropian të futbollit në qershor dhe korrik, njoftoi të martën ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.
Faeser tha për gazetën e përditshme Rheinische Post se do të kryhen kontrolle në të gjithë kufijtë gjermanë gjatë turneut të futbollit “për të qenë në gjendje të mos i lejojmë të futen brenda kriminalët e mundshëm të dhunshëm”.
“Kjo është e nevojshme për ta mbrojtur këtë turne të madh sa më mirë që mundemi”, tha ajo.
Autoritetet janë të vendosura të ofrojnë mbrojtje kundër ekstremistëve islamistë dhe ekstremistëve të tjerë, kundër huliganëve dhe të tjerëve, si dhe t’i sigurojnë rrjetet kundër sulmeve kibernetike, tha ajo.
Komentet e Faeserit vijnë pak ditë pas një sulmi ndaj një salle koncertesh në Moskë, përgjegjësinë për të cilin e mori një grup i lidhur me Shtetin Islamik.
Megjithatë, vendimi për t’i kthyer kontrollet kufitare gjatë turneut të futbollit pritej kohë më parë.
Kjo është bërë një praktikë standarde për vendet në zonën e lëvizjes së lirë në Evropë, e njohur si Zona Schengen, gjatë ngjarjeve të mëdha sportive dhe samiteve të mëdha.
Gjermania është duke kryer kontrolle kufitare tashmë në lindje me Poloninë dhe në jug me Republikën e Çekisë, Austrinë dhe Zvicrën, për shkak të emigrantëve.
Kampionati Evropian fillon më 14 qershor. Gjermania, si nikoqire, e luan ndeshjen hapëse kundër Skocisë në Munih.
Finalja e Evropianit do të zhvillohet në Berlin më 14 korrik.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 08:41 Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten
- 08:33 Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt
- 08:25 Momente paniku në SHBA, hidroavioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente në det. Shpëtojnë të 11 personat në bord (VIDEO)
- 08:25 E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)
- 08:21 Dy sulme me thikë në New York, lëndohen dy persona. Autori i dyshuar vihet në pranga
- 08:17 Paralizohet Ngushtica e Hormuzit, vetëm një tanker kalon në ditë! Nafta rritet me 100 dollarë