Gjermania kritika SHBA: E padrejtë që Kosovës t’i vihen kushte të reja për në KiE

16 Mars 2024 | 16:31

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka dalë kundër deklaratës së emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili deklaroi se Kosovës i kanë mbetur ende dy kushte për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.

Roth ka kritikuar SHBA-të, duke thënë se po i vendos kushte të reja Kosovës për anëtarësimin në KiE.

Reagimin, ish-ministri i Jashtëm gjerman e bëri përmes një postimi në platformën X ku kërkoi që qasja e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të përfundojë.

“Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet  të përfundojë. S’është aspak e drejtë, është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet anëtare duhet të vendosin– jo SHBA”, ka shkruar Roth, teksa rishpërndau një postim të kolegut të tij të Bundestagut, Frank Schwabe.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, zbuloi në një intervistë për REL dy kushtet që i kanë mbetur Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha emisari amerikan.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026