Përfundon takimi Kurti-Escobar, i dërguari i SHBA: Prekemi nga historitë për dinarin
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe të dërguarit të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në takim u diskutua për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshi çështjen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë, e cila ka qenë edhe objekti kryesor i tensioneve mes dy vendeve gjatë kohëve të fundit.
“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë histori të njerëzve që po i prek vendimi për dinarin. Sigurisht që ne prekemi nga historitë e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim tek ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, tha Escobar pas takimit.
Para nisjes së vizitës në Kosovë, Escobar deklaroi se zbatimi i vendimit i autoriteteve të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb, ishte “jokompetent” dhe “katastrofik”.
Kujtojmë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parashikon euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren