Mungesat në tregun e punës, Rama: Njerëz kemi, por janë të pakualifikuar

26 Mars 2024 | 14:35

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u ndal tek mungesa e krahut të kualifikuar për profesione të caktuara në Shqipëri.

Ai shtoi se sfida e dyfishtë qëndron në faktin se nevojat e tregut kërkojnë një rritje të aftësive të të rinjve, por dhe mbajtjen e kapitalit njerëzor brenda vendit për shkak të tundimit nga ofertat nga vende më të pasura.

“Arsimi profesional dhe nevoja për krah të kualifikuar pune e ka bërë 2024 dhe ka shënjuar këtë dekadë si dekadën e një luftë e cila ka nisur dhe intensiteti i të cilës po rritet progresivisht në të gjithë Evropën. Është një luftë për të përballuar pasojat e rënies dramatike demokrafike të Evropës. Është një situatë që na vendos ne përballë një sfide të dyfishtë, rritja e aftësive të të rinjve tanë përballë një tregu gjithmonë e më kërkues dhe nga ana tjetër përballimi i presionit nga vendet e pasura të Evropës për ta thither këtë krah të kualifikuar pune”, tha Rama.

Duke u ndalur tek sektori i turizimit, Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria nuk ka mungeë punëtorësh, por ka mungesë të kapitalit njerëzor të kualifikuar që mund t’i kryejë ato punë. Ai tha se arsimi profesional është tepër i rëndësishëm për të lidhur të rinjtë me tregun e punës.

“për sipërmarrësit një ndarje më e drejtë e fitimit me vetë punonjësit nuk është një çështje zemërgjerësia por domosdoshmërie. Duhet krijuar një dialog  istruktuaruar me biznesin e madh për rritjen e kapacitetit të shtetit për të formuar të rinjtë me zanatet dhe aftësitë e nevojshme për tregun në mënyrë që tregu të mos krijojë vende të lira pune të cilat mbeten bosh, jo më për shkak të mungesës së kapaciteteve paguese, por për shkak të mungeës së aftësive për një punë të caktuar. Në industrinë e turizimit, e cila është një industri e re dhe ka një kërkesë marramendëse nga krijimi i Shqipërisë në sytë e botës si një destinacion për t’u vizituar. Të gjitha strukturat hoteliere kanë paga të pakrahasueshme me 3 ose 4 vite më parë por kanë dhe gatishmërinë për të paguar edhe më shumë për të gjitha funksionet dhe rolet. Dhe problemin e kanë te kapitali njerëzor. Kjo shkon në kundërshti me faktin që ne nuk kemi hë për hë, mungesë njerëzish, por kemi mungesë kualifikimi të njerëzve. Nuk kemi mungesë të rinjsh në këtë industri, por kemi mungesë të rinjsh që mund ta zënë një vend duke zotëruar aftësitë që ka nevojë ai vend pune”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se...
11:49 | 26/07/2026

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026