Festa kombëtare e Greqisë, ambasadorja: Miqësia e 2 popujve, duhet më shumë se kurrë

26 Mars 2024 | 17:01

Në kuadër të festimeve për 203-vjetorin e ditës kombëtare të Greqisë, ambasada greke në Tiranë organizoi një sërë aktivitetesh në kryeqytet, por edhe në zona të tjera ku jetojnë anëtarë të minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Gjatë pritjes së organizuar në Tiranë, morën pjesë presidenti Begaj si dhe përfaqësues të partive politike në vend. Në fjalën e saj, ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi theksoi lidhjen e fortë që ekziston mes popullit shqiptar dhe atij grek, që është e shtrirë në shumë dimensione, duke nisur nga aspekti ekonomik e tek ai kulturor e historik.

“Në ndihmë të përpjekjeve të dy vendeve për të përmirësuar më tej marrëdhëniet e tyre dypalëshe, kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë Minoriteti Etnik Grek në Shqipëri dhe Komuniteti Shqiptar në Greqi, që përbëjnë jo vetëm një urë besimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, por edhe një përshpejtues thelbësor i marrëdhënieve dypalëshe politike dhe ekonomike”, tha Kamitsi.

Një aktivitet përkujtimor me pjesëmarrjen e banorëve të zonës së minoritetit grek, përfaqësuesve të pushtetit vendor, Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër u zhvillua edhe në Derviçan të Gjirokastrës, ku u vlerësua kontributi i popullit grek në luftën për liri dhe pavarësi kombëtare të popujve të Ballkanit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026