Përfaqësuesi i emigrantëve shqiptar në Greqi: Çfarë po ndodh në Athinë për Belerin
Përfaqësuesi i emigrantëve shqiptarë në Greqi, Edmond Guri, tha se ideja e kandidimit të Fredi Belerit për Eurodeputet është një ide e vjetër.
Komentet Guri i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se brenda të djathtës në Greqi ka dy palë, një që është pro kandidimit të Belerit si Eurodeputet dhe tjetra që është kundër.
Ai tha gjithashtu se qeveria e Mitsotakis ka një rënie në proporcion me partitë e opozitës, kryesisht me partitë e djathta.
“Ideja e kandidimit të Belerit për euroedeputet nuk është e freskët, është ftuar edhe në të kaluarën. Por nga momenti që nisi përplasja mes Athinës Zyrtare dhe Tiranën zyrtare, kaloi në heshtje dhe aktualisht duke patur parasysh që politikisht si kartë çështja Beleri shiti shumë në Greqi vitin e kaluar kur ndodhi fenomeni dhe aktualisht qeveria e Mitsotakis ka një rënie në proporcion me partitë e opozitës, kryesisht me partitë e djathta.
Ka një përplasje shumë të madhe brenda të djathtës, ku një pjesë është kundër kandidimit të Belerit dhe një tjetër pro. Pala që është kundër, është sepse besojnë se nëse Beleri kandidon, do të kthehet në një problem në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri. Pra do humbasë rëndësinë që ka tani. Arsyeja është vetëm politike. Në Greqi ka një përqindje shumë të lartë të partive të ekstremit të djathë”, tha Guri.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë