Drejtuesi i Policisë së Kosovës: Rreziku për sulm terrorist nga Serbia është aktiv

27 Mars 2024 | 09:34

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një prononcim për mediat, ka vlerësuar se rreziku nga një sulm i Serbisë është aktiv, derisa grupi i terroristit Milan Radojiçiç i cili udhëhoqi grupin paramilitar serb gjatë sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, vazhdon të qëndrojë në kufi të Kosovës.

Hoxha ndër të tjera ka nënvizuar se Policia e Kosovës ka vërejtur lëvizje të forcave serbe në kufirin e vendit, për çka shtoi se i kanë monitoruar në bashkëpunim edhe me KFOR-in dhe EULEX-in.

“Policia e Kosovës i ka kapacitetet e veta edhe në funksion edhe të ngritura në nivelin më të lartë të gatishmërisë me qëllim që çdo sulmi  e tentative t’i dilet ballë me i dal ballë. Ka pas lëvizje të forcave serbe në kufi të Republikës së Kosovës ne i kemi vërejtur dhe i kemi monitoruar. Faktikisht ne jemi duke punuar me KFOR-in dhe EULEX-in”, ka potencuar ai.

I pyetur për takimin që ai ka zhvilluar dje me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, Hoxha ka deklaruar se janë adresuar kërkesat e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Në takimin e djeshëm të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës, Hoxha tha se kanë diskutuar për adresimin e 14 kërkesave.

“Po punojmë që në vazhdimësi t’i adresojmë kërkesat e Sindikatës dhe Policëve tanë duke filluar nga kushtet e punës, uniformës, ushqimit, transportit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026