Mbyllen kërkimet për 40-vjeçarin e zhdukur, familja kontrakton pulumbarët privatë

27 Mars 2024 | 13:24

Edhe pse ka kaluar 1 muaj nga mbytja në det e 40-vjeçarit Aurel Ndoni, trupi i tij ende nuk është gjetur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Porto Romano rreth orës 17:15, të datës 25 shkurt, kur Ndoni ishte duke peshkuar bashkë me vëllain e tij dhe një person tjetër.

Kërkimet në det nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, Policisë së Durrësit dhe polumbarëve të RENEA-s nuk kanë pasur rezultat pozitiv dhe për këtë arsye tashmë ato janë ndërprerë.

Sipas policisë, dyshohet se 40-vjeçari ka rrëshqitur nga varka dhe ka rënë në ujë pasditen e 25 shkurtit.

Dyshohet se trupi i 40-vjeçarit është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat, ku pistat e hetimit janë shtrirë edhe në ndonjë konflikt të mundshëm ose vrasje.

Gjetja e trupit do të bënte të mundur verifikime përkatëse për shenja të mundshme dhune ose jo, prandaj deri më tani asnjëra prej pistave nuk është konfirmuar.

Familjarët bëjnë me dije se ata kanë paguar një grup privat polumbarësh për të bërë të mundur gjetjen e trupit.

Mësohet se një anije holandeze, e specializuar për të dedektuar trupat në ujë, do të nisë kërkimet në zonë, me shpresën se do të arrijë të lokalizojë trupin e 40-vjeçarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026