“Ish- i dashuri më ngacmon motrën”| Zbardhet plagosja në Shijak, si nisi konflikti

23 Mars 2024 | 17:58

Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur në një pikë servisi makinash një ditë më parë në Shijak. Blutë kanë vënë në pranga Albano Domin, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë.

Përfundimi i një lidhje 4-vjeçare me një vajzë nga ana e Albano Domit ishte shkak i shkëmbimit të zjarrit të premten në subjektin që tregtonte aksesorë makinash të premten në Xhafzotaj të Durrësit.

Nga shkrepja e armës mbeti i plagosur një i rastësishëm, punonjës i subjektit tregtar, 36-vjeçari Enidor Dedja.

Domi, pronari i “Auto Domi” kishte ngacmuar pak ditë më parë ish-të dashurën e tij, e cila ia kishte treguar të gjithë ngjarjen motrës së saj.

E motra, e cila bashkëjetonte me Xhejms Palodhin, i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, i ka treguar bashkëjetuesit të saj, se ish i dashuri vijonte t’i ngacmonte motrën.

Prandaj ai dhe Domi u takuan në Durrës të enjten në mbrëmje dhe nga debati me tone të larta të dy përfunduan duke u rrahur me njëri-tjetrin.

Të premten, ditën dhe kur u regjistrua shkëmbimi i zjarrit, Palodhi mori me vete mikun e tij Arbër Hoxha dhe shkuan në Shijak me pretendimin për t’u sqaruar me Domin.

Sapo kanë hyrë në dyqanin e tij, ka nisur përleshja mes të treve, e cila ka vijuar me nxjerrjen e armës nga Arbër Hoxha, një plumb prej të cilit preku Enidor Dedjan, pa asnjë lidhje me konfliktin.

Hetuesit e Sektorit të Krimeve të Rënda në Durrës e arrestuan këtë të shtunë Domin, nën akuzën e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje, pasi iu gjet në shtëpi edhe pistoleta që qëlloi në konflikt, ndërsa në kërkim u shpallën Xhejms Palodhi dhe Arbër Hoxha, nën akuzë për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026