E qëlloi me plumb në këmbë, detaje nga plagosja e 36-vjeçarit: Identifikohet autori
Policia e Shijakut ka dal me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur në Xhafzotaj mëngjesin e kësaj të premteje.
Uniformat blu bëjnë me dije se i lënduar me armë zjarri ka mbetur një 36-vjeçar, banues në Shijak.
Autori është identifikuar si Arbër Hoxha. Aia plagosur në këmbë shtetasin Enidor Dedja, punonjës i subjektit tregtar që shet aksesor automjesh. 30-vjeçari ka qëlluar me breshëri plumbash të cilat nuk kanë prekur vetëm 36-vjeçarin, por edhe një autobusë të parkuar në anë të rrugës.
36-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar.
Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt për motive banale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit